LAJMI I FUNDIT:

Policia zbulon identitetin e autorit të masakrës në Kaliforni, ishte ish-ushtarak që shkrepi mbi 30 plumba dhe vrau 12 persona (Foto/Video)

Policia zbulon identitetin e autorit të masakrës në Kaliforni, ishte ish-ushtarak që shkrepi mbi 30 plumba dhe vrau 12 persona (Foto/Video)

Autori i masakrës në një kafiteri në Kaliforni është identifikuar nga autoritetet e sigurisë si David Ian Long, 28-vjeç, kurse mediat lokale kanë konfirmuar se ai kishte përdorur revolen e kalibrit 45 për të qëlluar mbi civilët në pjesën veriore të Los Angeles, ku humbën jetën 12 persona. Besohet se ai kishte shkrepur të paktën 30 plumba.

Raportohet se Long është veteran i luftës që vuante nga çrregullimet post-traumatike. Ai ishte pjesëtar i marinës amerikane. Ndërkaq lidhur me masakrën që shokoi SHBA-të, është deklaruar edhe presidenti Donald Trump, i cili i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe njëherit ka falënderuar policinë për intervenimin e shpejtë, transmeton Telegrafi.


Në videon që e ka siguruar AP, shihet se si tre burra vrapojnë jashtë kafiterisë duke bartur personin e katërt të mbuluar në gjak. Në këtë sulm të tmerrshëm kanë humbur jetën 12 persona, në mesin e të cilëve është zëvendës-sherifi. Megjithatë disa momente më vonë edhe sulmuesi është gjetur i vdekur në vendin e krimit.

Sherifi Jeff Din ka deklaruar se dhjetëra persona janë plagosur, kurse rrethanat në të cilën ka humbur jetën sulmuesi ende janë të panjohura. Në kafiterinë “Borderline”, në momentin e të shtënave brenda kanë qenë qindra persona, kurse të shtënat kanë zgjatur derisa në vendin e ngjarjes dolën forca të shumta të policisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori