Zyrtarë policorë të Kosovës dhe inspektorë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUV) po vazhdojnë të patrullojnë për të ofruar rend dhe siguri publike, por edhe për të zbatuar vendimet e institucioneve në drejtim të parandalimit të përhapjes së pandemisë.

Sipas një njoftimi të Policisë, patrullimet po realizohen pos në hapësira të hapura edhe në kontrollim të bizneseve e automjeteve.

“Patrullat policore në disa raste e vende po shoqërohen nga inspektorë kompetentë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/