Site icon Telegrafi

Policia shqipton 952 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19 

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës për 24 orë ka shqiptuar 952 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19.

Tiketat janë shqiptuara në bazë të ligjit antiCOVID–19.

Ndryshe, Policia e Kosovës po vazhdon me inspektimin e masave antiCOVID-19 të vendosura nga Qeveria e Kosovës, si pjesë e parandalimit dhe luftimit të përhapjes së coronavirusit.

Policia thotë se implementimi i planeve operacionale dhe zbatimi i masave të institucioneve shtetërore, vazhdon të mbetet ndër prioritetet e saj.

“Qëllimi i planeve policore, mbetet orientimi në ngritjen e mëtejme të sigurisë së përgjithshme, parandalimit të krimit dhe zbatimit të masave antiCOVID-19”, thuhet në postimin e Policisë së Kosovës në Facebook.

Ndryshe, sipas masave të vendosura nga Qeveria e Kosovës, qytetarët dhe gastronomët e kanë të ndaluar qarkullimin, përkatësisht, kryerjen e aktiviteteve të biznesit nga ora 22:30 deri në 05:00 të mëngjesit.

 

 

Exit mobile version