Site icon Telegrafi

Policia nis hetimet për vdekjen e aktorit Gene Hackman dhe gruas së tij

Foto: Getty Images

Sherifi i Santa Fe County, New Mexico, tha se një hetim është duke u zhvilluar pasi Gene Hackman dhe gruaja e tij, Betsy Arakawa, u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre.

Policia po vazhdon me zbulimin e këtij rasti që ka tronditur Hollywoodin, ndonëse informacionet e reja do të dalin së shpejti.

Aktori legjendar jeton në Santa Fe me gruan e tij që nga viti 2004, pasi doli në pension.

Foto: Shutterstock

Ai fitoi famë në vitin 1967, kur luajti në filmin “Bonnie and Clyde”.

Disa nga filmat ku ka luajtur gjithashtu përfshijnë: “Superman”, “The French Connection”, “Get Shorty”, “Mississippi Burning”, “Unforgiven”, “Crimson Tide”, “Heist”.

Lexo po ashtu Aktori Gene Hackman dhe gruaja e tij gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre

Ai vendosi të largohej nga bota e filmit për shkak të stresit dhe problemeve me zemrën. U pa në publik vitin e kaluar për herë të parë në më shumë se 20 vjet.

Hackman dhe Arakawa janë martuar që nga viti 1991. Aktori ishte i martuar me Faye Maltese nga viti 1956 deri në 1986. /Telegrafi/

Exit mobile version