LAJMI I FUNDIT:

Policia në Pejë do të përcjellë zbatimin e masave anti-covid tek transporti publik

Policia në Pejë do të përcjellë zbatimin e masave anti-covid tek transporti publik

Që nga e hëna, kur filloi viti i ri shkollor, qarkullimi i nxënësve në të gjitha qytetet e Kosovës është shtuar, gjë që ka bërë që edhe transporti publik të jetë dukshëm më i frekuentuar.

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës është duke planifikuar veprime shtesë në kontrollonin e mjeteve të transportit publik me qëllim që situata rreth pandemisë të jetë e menaxhueshme dhe nën kontroll.

“Me 14 shtator 2020 ne kishim fillimin e vitit shkollor por me një numër dukshëm te reduktuar te nxënësve sipas planifikimeve Qeveritare, ndërsa nga data 21. Shtator 2020 ky numër do të rritet, prandaj Policia e Kosovës respektivisht Policia e rajonit të Pejës ka planifikuar veprime shtesë në kontrollin e mjeteve te transportit publik me qëllim qe situata rreth Pandemisë te jetë e menaxhueshme dhe nën kontroll, gjithnjë në zbatimin e udhëzimeve te IKSHP-së dhe vendimeve të Qeverisë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

“Vendimi i Qeverisë thotë në menyrë te qartë. ‘Të gjitha subjektet qe ofrojnë transport publik (autobusë, kombi, taxi) te punojnë me përgjysmim te kapaciteteve te tyre sa i përket numrit të udhëtarve qe bartin për te lejuar hapësirën e nevojshme për çdo qytetar'”.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar ne realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore dhe njëkohësisht iu bën thirrje të gjithë qytetarve qe shfrytëzojnë transportin publik si dhe kompanive qe ofrojnë këto shërbime t’ iu përmbahen udhëzimeve te IKSHP-së dhe vendimeve te Qeverisë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori