LAJMI I FUNDIT:

Policia në Gjermani parandaloi një atentat me bombë

Policia në Gjermani parandaloi një atentat me bombë

Shefi i policisë gjyqësore gjermane theksoi sot se një atentat me bombë biologjike me ricin, një helm shumë i fuqishëm, ishte parandaluar, pas arrestimit javën e kaluar të një tuniziani në Këln.

“Ka pasur në këtë çështje përgatitje konkrete për kryerjen e një akti të tillë, me një lloj bombe biologjike dhe bëhet fjalë në Gjermani për diçka të pazakontë”, deklaroi Holger Münch për radion publike gjermane.


Ai theksoi se i dyshuari, i arrestuar javën e kaluar kishte filluar prodhimin e ricinës dhe se hetimet përmbanin elemente që përqendroheshin në lidhjet me organizatën e Shtetit Islamik.

“Kontrollet kanë treguar se i dyshuari kishte prodhuar në fakt ricin, helmi më i fuqishëm i njohur deri tani”, theksoi shefi i policisë.

Ai është 6 000 herë më i fuqishëm se cianuri.

Bëhet fjalë për substancën më vdekjeprurëse në rast gëlltitjeje, inhalacioni apo injektimi dhe kundër të cilit nuk ekziston kundërhelm.

Është hera e parë që autoritetet e kanë thënë qartë se një atentat me bombë të mbushur me ricin po përgatitej. Javën e kaluar gjatë arrestimit të një tuniziani nga forcat e elitës së policisë gjermane, drejtësia kishte folur për dyshime, por pa shkuar më tej. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Afrika
Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Amerika
Dramë në Londër, kuajt e arratisur rrëzojnë kalorësit dhe shkaktojnë kaos – lëndohen katër persona

Dramë në Londër, kuajt e arratisur rrëzojnë kalorësit dhe shkaktojnë kaos – lëndohen katër persona

Evropa
Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk

Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk

Evropa
Kalo në kategori