Site icon Telegrafi

Policia ndalon 64 persona për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore

Foto: Ilustrim/Arkiv

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë regjistruar 41 raste, ku nuk janë respektuar vendimet e Qeverisë së Kosovës, për masat parandalese të pandemisë COVID-19.

Sipas raportit të policisë, 64 persona janë ndaluar për mosveprim sipas dispozitave të shëndetësore gjatë pandemisë, teksa numri më i madh i rasteve ishte në Prishtinë e Prizren.

Në rajonin e Prishtinës, policia ka ndaluar 32 persona, ndërsa në Prizren ka ndaluar 21.

 

Exit mobile version