LAJMI I FUNDIT:

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e Marjan Veljçkoviç

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e Marjan Veljçkoviç

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për arrestimin e një personi të dyshuar.

Policia bën të ditur se personi i dyshuar është Marjan Veljçkoviç.


” I dyshuari: Marjan Veljçkoviç, lindur me 13.05.1978, Numri i letërnjoftimit RKS: 125121102151. Numri i pasaportës RKS: P01042667″, thuhet në njoftim.

 Ai kërkohet për veprat penale: ‘Falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘Legalizim i përmbajtjes së rreme’, transmeton Telegrafi.

Për çdo informatë që mund të çojë në arrestimin e të dyshuarit, mund të kontaktoni policinë në numrat: 192 ose 080019999 (pa pagesë). /Telegrafi/