LAJMI I FUNDIT:

Policia: Gjatë arrestimit të deputetëve të VV-së, u lënduan pesë pjesëtarë të policisë

Policia: Gjatë arrestimit të deputetëve të VV-së, u lënduan pesë pjesëtarë të policisë

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi për media ka dhënë detajet e arrestimit të tre deputetëve të Vetëvendosjes gjatë ditës së sotme.

Policia ka bërë të ditur se gjatë ballafaqimit me deputetët e tjerë dhe aktivistët e VV-së, pesë pjesëtarë të PK-së kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim në QKUK.


Po ashtu policia pohon se deputeti Driton Çaushi ka grushtuar një pjesëtarë të policisë, dhe se ndaj të njëjtit është iniciuar rasti “Sulm ndaj personit zyrtar dhe pengim në kryerje të detyrës zyrtare”, ku për rastin është njoftuar prokurori kujdestar.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Kosovës me qellim të njoftimit të opinionit publik, informon se sot me datën 24.11.2017, rreth orës 10:10, ka realizuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, me nr.P.KR.nr.717/15, për ndalim, arrestim dhe dërgim në Qendrën e Paraburgimit për shtetasit: D. (K). B, A. H. dhe A. K. që të tre deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Personat e lartcekur janë takuar dhe ndaluar në rrugën e “UÇK-së”-Prishtinë. Policia me këtë rast është prezantuar dhe i ka njoftuar ata se janë në zbatim të një urdhër-arresti dhe se do të shoqërohen për në organet e drejtësisë. Tre deputetët që kishin urdhër-arrest, por edhe deputetët tjerë, përfshirë edhe disa aktivistë, kanë kundërshtuar realizimin e urdhëresë së gjykatës, duke bërë rezistencë për të mos lejuar arrestimin e të njëjtëve.

Gjatë ballafaqimit me turmën, prej disa dhjetëra personave, pesë zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime. Njëri nga zyrtaret policor është sulmuar me grusht nga i dyshuari D. Ç. Për këtë është iniciuar rasti “Sulm ndaj personit zyrtar dhe pengim në kryerje të detyrës zyrtare”, ku për rastin është njoftuar prokurori kujdestar. Policët e lënduar, kanë kërkuar dhe janë dërguar për trajtim në QKUK.

Policia, gjatë realizimit të detyrave të saja, për shkak të rezistencës nga turma është detyruar të përdorë forcën proporcionale, të përshtatshme dhe të arsyeshme për realizimin e veprimeve të saja ligjore.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në funksion të ofrimit të sigurisë së përgjithshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori