Site icon Telegrafi

Policia arreston një mashkull dhe një femër në Mitrovicë për marrje me prostitucion

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një mashkull dhe një femër në Mitrovicë, nën dyshim se ata janë marrë me prostitucion.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se, në konsultim me gjyqtaren për kundërvajtje personat janë dërguar me procedurë të shpejtë në gjykatën kompetente.

Po ashtu, policia ka njoftuar edhe për një rast tjetër në komunën e Mitrovicës.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se, nga Njësiti i Auto Krimeve, është konfiskuar vetura VW Pasat me targa lokale pronë e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka falsifikuar-ndërruar numrin e shasisë.

Ndërsa, nuk raportohet për të arrestuar./Telegrafi/

 

Exit mobile version