LAJMI I FUNDIT:

Policia arreston dhjetë persona për “cenim të të të drejtave autoriale” dhe “tregti të ndaluar”

Policia arreston dhjetë persona për “cenim të të të drejtave autoriale” dhe “tregti të ndaluar”

Dhjetë të arrestuar për “cenim të të të drejtave autoriale” dhe “tregti të ndaluar”

Policia e Kosovës përmes një njoftimi bën të ditur se ka arrestuar 10 persona, të dyshuar për veprën penale “cenim i të drejtave autoriale” dhe “tregti e ndaluar”.


Sipas njoftimit operacioni i kontrollit është zhvilluar në pesë rajone të Kosovës: Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjilan dhe Gjakovë.

Bëhet e ditur se të arrestuarit janë lënë në gjendje të lirë.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, gjegjësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, pas një hetimi disamujorë, në bashkëpunim me Njësitë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike si dhe të asistuar nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike, nën dyshim për kryerjen e veprave penale ”cenim i të drejtave autoriale” dhe ”tregti e ndaluar”, dje, më 19 prill 2018 ka ndërmarrë një operacion kontrolli në pesë rajone të Kosovës: Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjilan dhe Gjakovë.

Gjatë realizimit të këtij operacioni me urdhëresë të gjykatës kompetente janë kontrolluar 10 (dhjetë) lokale-biznese, 2 (dy) shtëpi-banesa, janë arrestuar 10 (dhjetë) persona si dhe janë sekuestruar dëshmitë në vijim:

shtëpiza kompjuterike 5 (pesë) copë

kompjuterë llap-top 4 (katër) copë

telefona mobilë 2 (dy) copë

Android Box 33 (tridhjetë e tre) copë

TV 1 (një) copë

USB 4 (katër) copë

fletore pune 2 (dy)

paragon-bllok-fatura 2 (dy) copë

Ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit me veprimet e tyre kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme duke shitur platforma të kanaleve televizive, të njohura si IPTV, pa leje dhe pa autorizim paraprak dhe njëkohësisht duke shkelur të drejtën autoriale të subjekteve të cilët kanë autorizimin dhe të drejtën ekskluzive për emetimin e kanaleve televizive. Me këto veprime të dyshuarit kanë dëmtuar kompanitë legale, të cilët kryejnë veprimtari të rregullt të kësaj fushe sipas ligjeve në fuqi.

Me këto veprime të dyshuarit dyshohet se kanë kryer veprat penale ”cenim i të drejtave autoriale” nga neni 296 i KPK-së dhe ”tregti e ndaluar” nga neni 305 i KPK-së.

Me autorizim të prokurorive përkatëse të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt. /Telegrafi/