LAJMI I FUNDIT:

Policia apelon për respektim të masave antiCOVID-19, në të kundërtën thotë se do të shqiptojë gjoba

Policia apelon për respektim të masave antiCOVID-19, në të kundërtën thotë se do të shqiptojë gjoba

Policia e Kosovës ka apeluar për respektim të masave antiCOVID-19, pasi sipas tyre nuk kanë për qëllim ndëshkimin e qytetarëve por zbatimin e masave antiCOVID-19.

Në një njoftim të Policisë së Kosovës thuhet se policia po realizon detyra, duke aplikuar kontrolle të përbashkëta në trafik, në transportin e udhëtarëve, në qendra tregtare, lokale afariste etj., për të realizuar objektivat policore përfshirë respektimit të masave mbrojtëse, parandalimit të përhapjes së pandemisë dhe interesit të shëndetit publik.

“Policia e Kosovës po e dëshmon angazhimin dhe intensifikimin e punës së saj, përmes rritjes së prezencës dhe patrullimeve policore në mbarë vendin. Synimi i Policisë së Kosovës vazhdon të mbetet ruajtja e rendit dhe sigurisë publike, ngritja e partneritetit me qytetarët si dhe zbatimi i masave anti COVID-19”, thuhet në njoftim.


Më tej raportohet se Policia e Kosovës nuk ka për qëllim ndëshkimin e qytetarëve, andaj në vazhdimësi apelon te të gjithë qytetarët që t’u përmbahen rregullave në fuqi, të respektojnë masat anti COVID, të mbajnë distancën, të vendosin maskën dhe të pastrojnë duart, në të kundërtën do të detyrohet që si masë ligjore të aplikojë shqiptimin e gjobave ndaj atyre që nuk zbatojnë këto masa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Drejtësi
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Lajme
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Kalo në kategori