Site icon Telegrafi

Policia amerikane zbulon identitetin e autorit të masakrës në një shkollë në Teksas (Foto)

Autori i masakrës në shkollën e mesme Sante Fe në Teksas i cili la të vdekur 10 persona, raportohet të jetë një nxënës i po kësaj shkolle i identifikuar si Dimitrios “Dimitri” Pagourtzis.

17-vjeçari kishte shpërndarë në rrjetin social Facebook, fotografinë e bluzës “i lindur për vrarë” që e kishte veshur gjatë masakrës, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq në llogarinë e tij në Instagram, shihen fotografi me armë të ndryshme duke filluar nga thika, revolja e një pushkë snajper.

Pagourtzis është arrestuar nga policia menjëherë pas masakrës së kryer, ku ishte futur në një klasë dhe kishte bërtitur “befasi”, ku më pas kishte shtënë në masë me tri armë të ndryshme, revole, pushkë gjysmë-automatike dhe automatike, me ç’rast humbën jetën 10 persona dhe u plagosën 4 policë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version