Zonja e Vjetër e ka fituar Scudetton në katër vitet e fundit dhe përkundër përforcimit të kundërshtarëve, Bianconerët mbesin favoritë.

Mesfushori francez ka folur pas ndeshjes miqësore kundër Lechia Gdanskut, të cilën skuadra italiane e fitoi me rezultat 2-1.


“Ishte një test i mirë dhe ne angazhohemi për tifozët tanë, prandaj jam i kënaqur se kishte shumë tifozë të Bianconerëve në Poloni”.

“Ndjehem mirë dhe nivelet e kondicionit po përmirësohen, sepse po stërvitemi mirë. Do të jemi të gatshëm për ndeshjen ndaj Lazios (për Superkupë, më 8 gusht)”.

“Është normale (që presioni është mbi ne), ne jemi Juventusi dhe gjithmonë duhet të fitojmë”.

“Të gjithë presin nga ne, tash më shumë se në të kaluarën. Objektivat tona janë, si gjithmonë, të shkojmë sa më larg që mundemi”, ka deklaruar Pogba. /Telegrafi/

telegrafi sport app