Një grua e moshuar në Tajlandë ka rënë në bunar derisa ishte duke i vendosur rrobat për t’u tharë në litar.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur 80-vjeçarja po i vendoste rrobat për t’u tharë në litar, duke mos e ditur se po shkelte në kapakun e bunarit, transmeton Telegrafi.
Në momenti që ajo me dy këmbët shkeli në kapakun e bunarit, gruaja u “zhduk” dhe në objektivin e kamerës shfaqet disa momente më vonë një fëmijë që del nga shtëpia.
Ngjarja ka ndodhur në Chonburi në lindje të Tajlandës, kurse vogëlushi në video duket të jetë nipi i gruas së moshuar Sanyaluk Sarapanwong.
Ai pranoi se gjyshja e tij ka shpëtuar pasi bunari nuk ishte aq i thellë, por se ka pësuar disa lëndime të lehta trupore gjatë rrëzimit. /Telegrafi/