0Shares

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), sërish nuk po marrin pjesë në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Vazhdimi i seancës të së premtes ka nisur në ora 18:00, ku pjesa dërrmuese e opozitës si dhe një pjesë e kabinetit qeveritar po mungojnë.

Ndryshe, kjo seancë është vazhdim i seancës së ndërprerë gjatë ditës së enjte, e paraparë që të vazhdonte sot në orën 11:00. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)