LAJMI I FUNDIT:

A po shkon edhe Zvicra neutrale drejt anëtarësimit në NATO?

A po shkon edhe Zvicra neutrale drejt anëtarësimit në NATO?

Zvicra, me statusin e saj të proklamuar si neutral është gati të përballet me sprovën e saj më të madhe në dekada, me Ministrinë e Mbrojtjes që është “duke iu afruar gjithnjë e më shumë” fuqive ushtarake perëndimore në përgjigje të agresionit rus në Ukrainë.

Madje, Ministria e Mbrojtjes po harton një raport mbi opsionet e sigurisë që përfshijnë stërvitje të përbashkëta ushtarake me vendet e NATO-s dhe municione “mbështetëse”, ka thënë për Reuters, Paelvi Pulli, kreu i politikës së sigurisë në Ministrinë zvicerane të Mbrojtjes.

Sidoqoftë, detajet e opsioneve të politikave që po diskutohen në qeveri nuk janë raportuar më parë, thuhet në një analizë të publikuar në Reuters, përcjell Telegrafi.

Në këtë drejtim, “përfundimisht, mund të ketë ndryshime në mënyrën se si interpretohet neutraliteti”, citohet të ketë thënë Pulli në një intervistë ditë më parë.

Në një udhëtim në Uashington së fundmi, ministrja e Mbrojtjes, Viola Amherd, tha se Zvicra duhet të punojë më ngushtë me aleancën ushtarake të udhëhequr nga SHBA, por jo t’i bashkohet asaj, raportuan mediat zvicerane.

Neutraliteti, i cili e mbajti Zvicrën jashtë dy luftërave botërore gjatë shekullit të 20-të, nuk ishte një objektiv në vetvete, por synonte të rriste sigurinë zvicerane, ka shtuar Pulli.

Opsionet e tjera përfshijnë takime të nivelit të lartë dhe të rregullt midis komandantëve dhe politikanëve zviceranë dhe NATO-s, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Cilët janë hapat e ardhshëm nëse Suedia dhe Finlanda kërkojnë të anëtarësohen në NATO?
Lexo po ashtu Cilët janë hapat e ardhshëm nëse Suedia dhe Finlanda kërkojnë të anëtarësohen në NATO?

Siç vë në pah shkrimi i publikuar edhe në voanews.com, lëvizja kaq shumë më afër aleancës do të shënonte një largim nga tradita e kultivuar me kujdes “për të mos mbajtur anë” që mbështetësit e saj thonë se e ndihmoi Zvicrën të përparonte në mënyrë paqësore dhe të ruante një rol të veçantë si ndërmjetës, përfshirë edhe gjatë përplasjes së Perëndimit me Bashkimin Sovjetik.

Ideja e anëtarësimit të plotë në NATO është diskutuar, por ndërsa Suedia dhe Finlanda – vende që kanë gjithashtu një histori neutraliteti – janë në prag të anëtarësimit, Pulli tha se raporti nuk ka gjasa t’i rekomandojë Zvicrës të marrë atë hap.

Siç bëhet e ditur, raporti do të kompletohet deri në fund të shtatorit, kur do të shkojë në kabinetin zviceran për shqyrtim.

Ai do t’i paraqitet parlamentit për diskutim dhe do të shërbejë si bazë për vendimet e mundshme mbi drejtimin e ardhshëm të politikës zvicerane të sigurisë.

Ndërkohë që vetë raporti nuk do të dorëzohet për votim.

Ministria e Mbrojtjes do të kontribuojë gjithashtu në një studim më të gjerë që po përgatitet nga Ministria e Jashtme.

Ai projekt do të shikojë miratimin e sanksioneve, armëve, eksporteve të municioneve dhe marrëdhëniet me NATO-n nga një perspektivë neutraliteti, ka thënë Ministria e Jashtme.

Ringjallja e debatit zviceran për neutralitetin

Zvicra nuk ka qenë pjesëmarrëse në ndonjë luftë ndërkombëtare që nga viti 1815, kur miratoi neutralitetin në Kongresin e Vjenës, i cili iu dha fund Luftërave Revolucionare Franceze.

Konventa e Hagës e vitit 1907 përcakton se Zvicra nuk do të marrë pjesë në konfliktet e armatosura ndërkombëtare, nuk do të favorizojë palët ndërluftuese me trupa ose armatime, ose nuk do ta vërë territorin e saj në dispozicion të palëve ndërluftuese.

Neutraliteti, i përfshirë në kushtetutë, i lejon Zvicrës të drejtën për vetëmbrojtje dhe fushëveprimin se si të interpretojë aspektet politike të konceptit që nuk mbulohen nga përkufizimi ligjor.

Ai u përditësua për herë të fundit në fillim të viteve 1990 pas rënies së Bashkimit Sovjetik, për të lejuar një politikë të jashtme të bazuar në bashkëpunimin me vendet e tjera në fusha si ndihma humanitare dhe ndihma për fatkeqësitë.

Por agresioni rus në Ukrainë thuhet se ka ringjallur debatin, i përqendruar tani në vendimet e qeverisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, por për të ndaluar lejimin e “rieksportit” të municioneve të prodhimit zviceran në Ukrainë.

Pse anëtarësimi i Finlandës në NATO është një lajm shumë i keq për Putinin?
Lexo po ashtu Pse anëtarësimi i Finlandës në NATO është një lajm shumë i keq për Putinin?

“Ka shumë shqetësim që Zvicra nuk mund të kontribuojë më shumë për të ndihmuar Ukrainën”, thekson Pulli.

“Mbështetja” – ku Zvicra furnizon me municione vendet e tjera për të zëvendësuar ato të dërguara në Ukrainë – është një tjetër masë e mundshme, ka bërë të ditur Pulli, në një ndryshim nga politika e qeverisë deri më tani, megjithëse furnizimi i drejtpërdrejtë ka të ngjarë të jetë shumë larg.

Ndërkohë presidenti Ignazio Cassis ka përjashtuar mundësinë e dërgesave të armëve për vendet e treta në mbështetje të Ukrainës, por, duke treguar ndoshta një pikëpamje më të gjerë të çështjes, ai ka thënë gjithashtu se neutraliteti nuk është një “dogmë” dhe se dështimi për t’iu përgjigjur me sanksione “do të ishte mbështetje për agresorin”.

Mbështetja në rritje për “lidhjet me NATO-n”

Zvicra tashmë ka disa lidhje me NATO-n, ndërsa vitin e kaluar vendosi të blejë aeroplanë luftarakë Lockheed Martin LMT.N F-35A të cilët blihen ose përdoren tashmë nga disa anëtarë të NATO-s.

Zvicra “nuk mund të bashkohet me asnjë aleancë për shkak të neutralitetit. Por ne mund të punojmë së bashku dhe sistemet që po blejmë janë një bazë e mirë për këtë”, citohet të ketë thënë ministrja e Mbrojtjes, Amherd për transmetuesin SRF.

Dhe masat në shqyrtim vlerësohet se do të ishin një afrim domethënës për një vend që nuk u bashkua me Kombet e Bashkuara deri në vitin 2002 dhe prodhon shumë nga armët e veta.

Në anën tjetër, Vladimir Khokhlov, zëdhënës i ambasadës ruse në Bernë, tha se masa të tilla do të përbënin një ndryshim rrënjësor të politikës për Zvicrën.

Moska “nuk do të jetë në gjendje të injorojë një heqje dorë eventuale të neutralitetit, e cila do të kishte pasoja”, ka thënë Khokhlov.

Sidoqoftë, ai nuk ka dhënë detaje të tjera.

Në fund të shkrimit thuhet se ushtria zvicerane favorizon një bashkëpunim më të madh me NATO-n si një mënyrë për të forcuar mbrojtjen kombëtare, ndërkohë që opinioni publik ka pësuar “një ndryshim të mendimit” që nga fillimi i agresionit në Ukrainë.

Më shumë se gjysma e të anketuarve – 56% – mbështesin rritjen e lidhjeve me NATO-n, ka zbuluar një sondazh i fundit – shifër kjo shumë mbi mesataren prej 37% në vitet e fundit.

Mbështetja për t’iu bashkuar aktualisht traktatit mbetet një pikëpamje e pakicës, por është rritur ndjeshëm.

Sondazhi i prillit nga Sotomo tregoi se 33% e zviceranëve mbështetën anëtarësimin në aleancë, më e lartë se pikëpamja afatgjatë prej 21% në një studim të veçantë nga universiteti ETH në Cyrih.

“Është e qartë se agresioni rus i Ukrainës ka ndryshuar shumë mendje. Ky shihet si një sulm ndaj vlerave tona demokratike perëndimore”, ka vlerësuar Michael Hermann i Sotomo.

Ndërsa Thierry Burkart, kreu i Partisë Liberale Demokratike të qendrës së djathtë, pjesë e koalicionit qeverisës, përshkroi një “ndryshim sizmik” në mënyrën se si njerëzit ndihen për neutralitetin.

Neutraliteti “duhet të jetë fleksibël”, ka thënë ai për Reuters, përcjell Telegrafi.

Njeriu që e njeh Putinin më mirë se shumica e diplomatëve flet për takimet me presidentin rus - tregon paralajmërimin që ai u bëri rusëve në janar
Lexo po ashtu Njeriu që e njeh Putinin më mirë se shumica e diplomatëve flet për takimet me presidentin rus - tregon paralajmërimin që ai u bëri rusëve në janar

“Para Ukrainës, disa njerëz mendonin se nuk do të kishte kurrë një luftë tjetër konvencionale në Evropë”, kujton ai.

Dhe “konflikti në Ukrainë tregon se ne nuk mund të jemi të vetëkënaqur”.

Në këtë drejtim, Burkart tha se ai mbështet shpenzimet më të larta ushtarake dhe një marrëdhënie më të ngushtë me NATO-n, por jo anëtarësimin e plotë.

Megjithatë, Peter Keller, sekretari i përgjithshëm i Partisë Popullore Zvicerane (SVP) të ekstremit të djathtë i tha Reuters se një marrëdhënie më e ngushtë me NATO-n ishte e papajtueshme me neutralitetin.

SVP është gjithashtu pjesë e koalicionit qeverisës dhe është partia më e madhe në dhomën e ulët të parlamentit zviceran.

“Nuk ka asnjë arsye për të ndryshuar këtë maksimë të suksesshme të politikës së jashtme. Ajo ka sjellë paqe dhe prosperitet për njerëzit”, ka paralajmëruar Keller.

Lidhur me këtë ka edhe një vlerësim të përgjithshëm nga Ministria e Mbrojtjes.

Gjatë vizitës së saj në Uashington, Viola Amherd ka theksuar se korniza e ligjit të neutralitetit “na lejon të punojmë më ngushtë së bashku me NATO-n dhe gjithashtu me partnerët tanë evropianë”, raportoi gazeta Tagesanzeiger. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori