Nuk kaluan shumë orë nga ngjarja e rëndë në Kumanovë dhe menjëherë reaguan mediat në Serbi. Mediumet kryesore serbe, janë hapur ditën e diele, më datë 10 maj 2015, me tituj bombastikë për atë që ndodhi dhe po ndodh në Kumanovë.
Gazeta “Blic” ka patur kryetitull “Shqipëria e Madhe po troket në derë”, ndërkaq që edhe media të tjera kanë patur tituj të ngjashëm, e ndërsa nuk është ngurruar të cilësohen shqiptarët “terroristë”.
Ajo që të vjen paksa çudi është se ç’i shtyn mediat serbe të shkruajnë në mënyrë kaq të ashpër dhe deri fantastiko-shkencore për një ngjarje që nuk ka ndodhur në shtetin e tyre? Si ka mundësi, që kjo ngjarje shërbeu që të dalin në sfond edhe politikanë serbë, të cilët thanë se po ruhet kufiri, që “terroristët shqiptarë mos të kalojnë në Serbi”?
Si mundet, që si policia e Maqedonisë, ashtu edhe ajo e Serbisë, të thonë fjalë kaq të ashpra dhe me ngjyrime të thella etnike, duke patur vetëm informacione hipotetike se mund të ketë grupe të armatosura dhe jo se ata kanë kryer diçka konkrete?!
Gjithë ajo masakër e kryer në Kumanovë nga se nisi? Pse u ndërhy në mënyrë të menjëhershme, pa patur një fakt konkret se ata njerëz që u sulmuan nga Policia kanë kryer veprime që bien ndesh me ligjin? Nëse ata persona kanë patur ndërmend të kryejnë veprime kundër Policisë, atëherë fare mirë mund të negociohej. Aq e rëndë qenka situata sa duhej menjëherë ndërhyrje dhe gjakderdhje, sikur të ishte ndonjë vend i Lindjes së Mesme dhe jo Maqedonia që ndodhet në Evropë?
Edhe informacionet që transmetohen nga Policia e Maqedonisë janë tepër të mangëta lidhur me atë se ky “grup i rrezikshëm” është sulmuar se ka patur diçka në mendje për të kryer apo se ka kryer diçka, para se të sulmohej? Nëse është e para që ka patur vetëm planifikime, edhe nëse kjo është e vërtetë, atëherë rrjedhimisht do të thotë se gjakderdhja nuk ka qenë e nevojshme dhe as traumatizimi i njerëzve në Kumanovë.
Gjithsesi, le të ndalemi pak tek mediat serbe dhe deklaratat e politikanëve serbë, çfarë folën ata dhe ç’u shkruajt për ngjarjen.
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të thoshte se Ushtria e vendit të tij është e mobilizuar dhe do të dalë në kufi, për të ruajtur kufirin mes Serbisë dhe Maqedonisë, me qëllim që “të mos ketë kalim të grupeve terroriste shqiptare”. Në të njëjtën vijë logjike, ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, do të aludonte – sikur të fliste për ndonjë skenar për filma të Hollywoodit – se ka shqiptarë që po i mësyjnë kufirit me Serbinë.
Ajo që lexohet në deklaratat e Vuçiqit dhe të Stefanoviqit është se ata kanë jo pak tendenca që në deklarata fjalët drejtohen kundrejt një etnie, asaj shqiptare. Paçka asaj se çfarë informacionesh mund të ketë patur Stefanoviq apo Vuçiq, nuk kishte ndonjë veprim konkret se vërtetë shqiptarët e kërcënokan Republikën e Serbisë.
Në deklarata vihet re edhe ajo se përmes fjalëve kundër shqiptarëve, mund të fitohet fare lehtë kredit politik.
Duket se arsyeja kryesore e fjalëve të Vuçiqit dhe të Stefanoviçit është pikërisht se në ngjarje u përfshinë shqiptarët dhe se shans më të mirë për të përfituar politikisht nga kjo ngjarje me siguri që nuk kishte.
Të përdorësh politikisht një ngjarje, ku u vranë njerëz, paçka etnisë, nuk është aspak njerëzore.
Mediat kryesore serbe, me një tendencë të jashtëzakonshme, të dukshme për atë që ndodhi në Kumanovë, u hapën me tituj antishqiptar dhe me një fryrje në raportim. Ngjan se përfshirja e shqiptarëve në ngjarje dhe për më tepër cilësimi i tyre me tendencë etnike nga Shkupi zyrtar si “terroristë”, ka bërë që mediat serbe ta marrin këtë tezë dhe t’i nxijnë sa më shumë që të munden shqiptarët.
Mediat serbe raportuan se në Kumanovë “terroristët shqiptarë u përplasën me Policinë e Maqedonisë për Shqipërinë e Madhe”. Ajo që të vjen çudi është se vetëm mediat serbe paskan arritur në përfundimin se ata që luftuan Policinë e Maqedonisë, paskan luftuar për “Shqipërinë e Madhe”, pa patur asnjë fakt për këtë.
Për të mos folur pastaj për atë se ç’ne në mediat serbe të jetë në ballinë një ngjarje që ndodh në Maqedoni, apo preteksti se në këtë qytet na paska edhe disa serbë? Vetëm “mendjet e serbëve”, edhe keqadashëse në këtë rast, paskan nxjerrë përfundimin se në Kumanovë u luftua për “Shqipërinë e Madhe”.
Ky është vetëm hamendeshim që tek serbët ka qenë dhe mbetet edhe makth dhe këtë e ka thënë edhe Vuçiq. Ajo që mund të thuhet, me shumë mundësi, është se mediat serbe kanë vendosur në ballinë tituj për ngjarjen në Kumanovë, për shkak se aty u përfshinë shqiptarë. Ngjyrimi politik dhe përcaktimi etnik që kanë bërë mediat serbe është tejet i ulët.
A është ndokush t’iu thotë këtyre mediave, se sa u raportua në ngjarje kishte dy palë që u konfliktuan, pra policë dhe një grup personash për të cilët ka deri tani pak informacion dhe se konflikti nuk ishte mes shqiptarëve dhe maqedonasve? A është ndokush që t’iu thotë këtyre mediave se në mesin e policëve u raportua edhe një polic i vrarë dhe se ky ishte shqiptar dhe se vdiq duke mbrojtur shtetin, e që quhej Isamedin Osmani?!
Politizimi dhe raportimi i targetuar etnikisht nga mediat serbe, duke vendosur në ballinë edhe “Shqipërinë e Madhe”, është tejkalim i çdo kufiri racionaliteti. Në ata tituj vihej re vetëm emocionalitet etnik serb, urrejtje kundër shqiptarëve dhe pse jo makth për “Shqipërinë e Madhe”.
Pasi renditëm të gjitha këto fakte, mund të thuhet se reagimi serb dhe i Serbisë erdhi më së shumti edhe për shkak se në ngjarje u përfshinë shqiptarë. Propagandimi se si e si të nxihet emri i shqiptarëve, del nga gojët e politikanëve serbë dhe nga makinat e shtypit në Beograd. Shqiptarët! Me siguri, ishin arsyeja se përse Serbisë “i dogji” Kumanova.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Jozi me deklaratë të rëndë për Rozana Radin: Çfarë nuk ka bërë me Livian poshtë jorganit

Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një "diktator"

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?