Site icon Telegrafi

Po ndahen Jolie dhe Pitt?

Martesa e Angelina Joliet dhe Brad Pittit nuk po shkon ashtu siç është pritur, prandaj shumë shpejtë mund t’i shohim ata të shkurorëzuar.

Çifti i famshëm u martua në gusht të vitit 2014, pas një lidhjeje të gjatë së bashku, mirëpo ky hap duket të mos ketë qenë pozitiv për dashurinë e tyre.

Sipas InTouch Weekly, aktori 51-vjeçar tashmë ka kontaktuar me një avokat shkurorëzimesh dhe mund t’i japë fund lidhjes 10 vjeçare me aktoren hollivudiane.

Burime të revistës thonë se problemet kishin filluar menjëherë pas kurorëzimit, derisa ishin thelluar gjatë xhirimit të filmit “By the Sea”.

Jolie dhe Pitt pritet ta bëjnë publike ndarjen e tyre deri në fund të vitit. /Telegrafi/

Exit mobile version