Një oficer i ushtrisë ukrainase ka publikuar pamjet e momentit, kur forcat e tij “heqin nga faqja e dheut’ një njësi të ushtrisë ruse.

Në video shihen një grup i ushtarëve rusë duke ecur nëpër një fushë të gjelbëruar – pasi ishin frikësuar nga luftimet e ashpra, transmeton Telegrafi.

Disa momente më pas, shumë prej ushtarëve vriten dhe disa tjerë plagosen rëndë, kur trupat ukrainase fillojnë një sërë sulmesh me raketa në drejtim të tyre.

Ish-pjesëtari i Wagnerit rus: Ata që refuzonin të luftonin pushkatoheshin, Prigozhin është djall – po të ishte hero do të luftonte përkrah ushtarëve Ish-pjesëtari i Wagnerit rus: Ata që refuzonin të luftonin pushkatoheshin, Prigozhin është djall – po të ishte hero do të luftonte përkrah ushtarëve

Oficeri ukrainas Anatoly Shtefan, që shpërndau videon ka shkruar në Twitter se “kushdo që shkon në tokën e tyre me shpatë do të vritet nga shpata”.

Reklama

“Puna e palodhshme e njësive tonë në lindje të Ukrainës”, tha ndër tjera Shtefan.

Në video shihen ushtarët rusë kur goditen drejtpërdrejtë nga raketa e ukrainasve.

Reklama

Kur shpërthimi i parë ndodhi, rusët menduan se përfundoi me kaq dhe vrapuan për t’i ndihmuar bashkëluftëtarët, por edhe ata e pësuan keq.

Arma që u përdor janë raketat Tochka-U, që janë të dizajnuara enkas për të goditur objektiva të vogla thellë në vijën e parë të forcave pushtuese. /Telegrafi/