Vetëm pasi u njoftua se Madonna do të këndojë dy këngë në Eurovision Song Contest në Tel Aviv muajin e ardhshëm dhe do të marrë një pagesë prej 1 milion dollarësh, performanca e mbretëreshës pop po vihet në pikëpyetje.
Domethënë, tifozët e këngës “Eurovision” kërkuan bojkotimin e festivalit evropian të muzikës.
Fansat po i kërkojnë këngëtares 60-vjeçare që mos të shkojë në shtetin izraelit, të cilin po e akuzojnë për vrasjen e civilëve të pafajshëm palestinezë.
Ajo dënoi vrasjen e palestinezëve në vitin 2014 dhe tifozët po pyesin nëse e kishte me përnjëmend apo e kishte bërë për reklamë.
Për tifozët e “Eurosong”, performanca e Madonnës do të thotë fshehje e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Izrael dhe për të dëmtuar luftën e palestinezëve për liri, drejtësi dhe barazi. /Telegrafi/