Plus Group Prishtinë është duke kërkuar gjithsej 30 PUNËTORË me njohuri të mira të gjuhës gjermane për agjent të të gjitha sigurimeve.

Kompania siguron kushte fantastike të punës, ku përfshihen:

– Pagë fikse
– Provizione
– Shumë bonuse tjera!

Edhe orari i punës është i leverdishëm, pasi që gjatë ditëve të javës punohet nga ora 12:00 deri në ora 19:00, ndërkaq ditën e shtunë vetëm prej orës 12:00 deri në 16:00.

Veç kësaj, Plus Group Prishtinë u mundëson të pranohen më lehtë në punë personat që e kanë mësuar gjuhën gjermane në kurs dhe ata të cilët kanë sadopak përvojë pune.

Të gjithë ata të cilët janë të interesuar ta kenë një vend afatgjatë të punës, me pagë të rregullt mujore pa probleme dhe me kushte fantastike për tregun e punës, janë të mirëseardhur të aplikojnë.

Për më shumë informacione, kontaktoni Plus Group Prishtinë në:

Adresën: Rr. Muharrem Fejza (200 metra larg Rrugës B)

Numrin e telefonit: +383 49 205 225