Site icon Telegrafi

Plotner: Ratifikimi i marrëveshjes së Prespës është fitore për demokracinë

ÐÑÏÅÄÑÉÊÏ ÌÅÃÁÑÏ ÄÉÁÐÉÓÔÅÕÔÇÑÉÁ ÐÑÅÓÂÅÙÍ . ÐÑÅÓÂÇÓ ÏÌÏÓÐÏÍÄÉÁÊÇÓ ÄÇÌÏÊÑÁÔÉÁÓ ÔÇÓ ÃÅÑÌÁÍÉÁ JENS UWEPL PLOETHER.

Ambasadori i Gjermanisë në Athinë, Jens Plotner, në intervistë për agjencinë “ANA-MPA” tha se ratifikimi i marrëveshjes së Prespës është “fitore për demokracinë”, ku shtoi se bëhet fjalë për marrëveshje, zbatimi i së cilës do të sjell përfitime edhe për Greqinë edhe për rajonin më të gjerë dhe se pikërisht në këtë fushë edhe qeveria e Gjermanisë dëshiron të jap kontribut, njofton AIM nga Athina.

“Nga ana e Qeverisë së Gjermanisë është e qartë se të dy kryeministrat kanë vepruar me shumë guxim, veprime që i ngjajnë pikërisht një lideri”, tha ambasadori gjerman Plotner.

Në lidhje me reagimet në Greqi, ambasadori tha se Gjermania është e vetëdijshme për pengesat dhe ndjenjat e shumë grekëve për çështjen konkrete, por shpreh shpresën dhe bindjen se shumë shpejtë edhe ata të cilët kundërshtojnë do të konstatojnë se është marrëveshje e mirë jo vetëm për fqinjët por edhe për Greqinë dhe gjithë Evropën./Telegrafi/

Exit mobile version