Plaku i famshëm i Llojanit që u bë hit në internet pasi shau politikanët e Maqedonisë në lidhje me mos hapjen e kufirit Llojan-Miratoc tani përsëri ka dalë në publik para kamerave të televizionit 21 në Maqedoni ku për emisionin Mama's Trip ka folur për kufirin, fshatin Llojan, për politikën dhe për jetën e tij, transmeton Telegrafi Maqedoni.


Në lidhje me kufirin Llojan-Miratoc plaku i famshëm tani është kursyer nga të sharat e famshme dhe ka folur në përgjithësi rreth këtij problemi ndërshtetëror mes Sërbisë dhe Maqedonisë.

''Kufiri kurr nuk ka funksionu. Hajdukt janë tu sundu. Hajdukt veç se na shtypin se me na bo hajr diçka jo. Ali Ahmeti kur erdhi sefte ne Ali Ahmet, Ali Ahmet, Ali Ahmet e Ali Ahmeti m.. ishte kanë'' thotë plaku i Llojanit.

''Ka njëzet vjet që o mbyll kufiri. Iii sa rrena janë bo e kom harru çka kanë premtu hajdukt që kshyrin me marr rrogë.''

Drejtuesja e emisionit Big Mama i thotë plakut që do ta bënte President të shtetit por ai thotë se nuk do të jetë President por do vetëm të çilet kufiri. ''More President s'po du po le të çilet kufiri, le të kalojnë njerzt''

Plaku legjendarë thotë se nuk është me asnjë parti politike./Telegrafi/