Rade Gogov-Crnoreçki 96 vjeçar, është një nga të mbijetuarit i luftërave të Luftës Çlirimtare Kombëtare sot në mes të parëve çka doli të votoj në referendum. Ai është partizan i cili ka marr pjesë në sigurimin e manastirit “Prhor Pçinski” gjatë kohës së formimit të KAÇKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nëse munda unë të bëjë këtë, ndërsa po i afrohem të njëqindave, mendoj se edhe të tjerët mund ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim. Sepse është populli ai që vendos”, tha Gogov për AIM.
Pas luftës ka punuar në Beograd si instruktor me gradën e Kolonelit në selinë e Korpusit të Mbrojtjes Popullore të Jugosllavisë, detyra e së cilës ka siguruar organet më të larta shtetërore dhe ka siguruar kufijtë. Shtabi ka qenë në Beograd, ndërsa ka pasur pjesëtarë nga të gjithë republikat./Telegrafi/