LAJMI I FUNDIT:

Plaku 94-vjeçar, zbulon sekrete të tmerrshme nga Lufta e Dytë Botërore

Plaku 94-vjeçar, zbulon sekrete të tmerrshme nga Lufta e Dytë Botërore

Një 94-vjeçar, veteran i Luftës së Dytë Botërore, ka arritur të bashkëbisedojë me njerëz të ndryshëm në Reddit AMA me ndihmën e nipit të tij, ku ka zbuluar detaje interesante në kohën kur shërbeu si rreshter i stafit të inteligjencës amerikane prapa linjave naziste.

John Cardinalli i cili ishte betuar të ruaj fshehtësitë për 65 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ka vendosur të marrë pjesë në Reddit për të shpjeguar kohën e tij me zyrën amerikane të shërbimeve strategjike. OSS-ja ishte paraardhëse e CIA-s, e dedikuar për koordinimin e spiunazhit dhe mbledhjen e informacioneve prapa linjave të armikut gjatë Luftës së Dytë Botërore, transmeton Telegrafi.

Cardinalli nuk ishte në gjendje të tregojë historinë e tij derisa FBI-ja dhe CIA, deklasifikuan misionin e tij në vitin 2008. Tani, duke kuptuar rëndësinë historike të rolit të tij, Cardinalli ka shkruar librin “65 vite sekret”, ku zbulon rolet e tij gjatë luftës.

Në AMA, Cardinalli ka shpjeguar se si i është bashkuar OSS-it:

"U futa në OSS derisa isha në një mision këmbësorie në Karolinën e Veriut, dhe atje pashë një shenjë në të cilën shkruante ‘Burri kërkohet për detyra të rrezikshme, duhet të dijë kodin e Morsit dhe duhet të flasë një gjuhë të huaj’, gjë që unë flisja rrjedhshëm gjuhën italiane”, ka deklaruar Cardinalli.

Ai e përshkroi saktë rolin e tij:

“Roli im ishte të jem agjent prapa linjave të armikut, duke mbledhur informacione dhe t’ia kumtoja forcave aleate. Kam qenë mjeshtër në kodin e Morsit, gjuhë kjo e koduar me të cilën kemi komunikuar mes vete”.

Ai gjithashtu ka shpjeguar shkurtimisht, se si ekipet e OSS kanë funksionuar prapa linjave të armikut:

“Kam punuar me një ekip të vogël që ishte i grupuar në dysh. Emri i koduar i këtij ekipi quhej “Holandezi”. Të gjithë pjesëtarët e grupit kishin detyra dhe emra të veçantë. Për shembull, ne kishim “çiftin e martuar” të emëruar si Jack dhe Jill”.

Cardinalli ka ndarë me lexuesit edhe përvojat më të frikshme që i kishte përjetuar:

“Beteja për Bulge. Ekipi ynë ishte ndarë dhe komunikonim me njëri-tjetrin me radiolidhje. Secili prej nesh është dashur të improvizoj që të mbijetojmë për dy ditë”.

Beteja e Bulge ishte një nga ofensivat e fundit gjermane në Evropën Perëndimore kundër aleatëve, gjatë së cilës forcat amerikane bartën barrën e sulmit. Kjo ishte beteja më e madhe dhe më e përgjakshmja, në të cilën Shtetet e Bashkuara morën pjesë gjatë Luftës së Dytë Botërore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Evropa
Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Botë
Kalo në kategori