LAJMI I FUNDIT:

Plaçkitet një bastore sportive në Gostivar

Plaçkitet një bastore sportive në Gostivar

Një person i panjohur, i armatosur dje ka kryer vjedhje në një bastore sportive në rrugën “Marshall Tito” në Gostivar.

“Personi i panjohur, i cili ka qenë i maskuar ka kërcënuar të punësuarin dhe i ka kërkuar t’i jep paratë. I frikësuar për jetën e tij, ai i ka dhënë 150 mijë denarë. Më pas vjedhësi paratë i ka futur në çantë dhe është larguar nga bastorja”, thuhet në njoftimin e MPB-së.


Ata shtojnë se është kryer hetim dhe po punohet në zbulimin dhe arrestimin e personit përgjegjës për vjedhjen./Telegrafi/