LAJMI I FUNDIT:

Pjesëmarrja e të rinjëve kosovarë në “JR`s TED Prize Wish”: Projekti “the Inside Out”

Pjesëmarrja e të rinjëve kosovarë në “JR`s TED Prize Wish”: Projekti “the Inside Out”

Kur fituesi Çmimit TED, artisti francez JR, shpalli dëshirën e tij që ta kthejë boten “Mbrapsht” (“Inside Out”) duke i ftuar njerëzit përreth botës që t`i ndajnë foto-portretet e tyre së bashku me një thirrje për kauzën që ata e përkrahin, shumë organizata rinore në Kosovë u ngritën që të marrin pjesë.

Koncepti prapa kampanjës në Kosovë është i thjeshtë. Te rinjtë përbëjnë shumicën e popullatës në Kosovë, por mungesa e
mundësive që të ngrisin zërin dhe të sjellin ndryshime pozitive mbrenda komuniteteve ku jetojnë, ka reflektuar në ndikimin e tyre të padukshëm në shoqëri. Kjo kampanjë ka për qëllim që të “bëje shumicën e Padukshme të Dukshme” duke i vendosur
portretet e të rinjëve nga të gjitha grupet etnike, si dhe nga zonat rurale dhe urbane në hapësira publike dhe për t`i shëndrruar ato në galeri publike të hapura.

“JR`s TED Prize Wish” ka inspiruar një grup të organizatave dhe një numër të konsiderueshëm të të rinjëve për të marrë pjesë, dhe për të demonstruar angazhimin e të rinjëve për pjesëmarrje si dhe për të qenë në të njëjtën kohë subjektët dhe aktorët e kampanjës, duke luajtur kështu me imazhin e pasivitetit që shpesh ju atribohet të rinjëve dhe përfundimisht për ta hequr këtë stereotip duke i kthyer ata në agjentë të ndryshimeve. Është mbresëlënëse të angazhohesh me të tjerët anekënd botës, të cilët po e shtojnë zërin dhe fytyrën për të dalë publikisht për atë në të cilën besojnë. Nga këtu në Nju Jork, Japoni, Tunizi, njerëzit janë duke kontribuar në një lëvizje globale artistike dhe të rinjtë kosovarë duan të jenë pjesë e saj, dhe më në fund të jenë pjesë e një harte globale në një mënyrë pozitive.


UNICEF-i dhe shumë organizata të cilat punojnë me të rinjë në Kosovë e kanë filluar këtë kampanjë që nga muaji Qershor, 2012. Organizatat lokale dhe ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë vendosën që të bashkëpunojnë dhe t`i angazhojnë të rinjtë anembanë Kosovës me qëllim të reprezentimit të të rinjëve jashtë stereotipit tradicional të pasivitetit. Një numër i konsideruar i të rinjëve janë mobilizuar që të jenë në linjën e parë të kampanjës, duke u angazhuar gjithashtu në mënyrë aktive në zhvillimin dhe implementimin e kampanjës.

Rreth projektit “Inside Out”
“Inside Out” është projekt global artistik që transformon mesazhet e identitetit personal ne pjesë artistike. Çdokush është i sfiduar të përdorë portrete fotografike në ngjyrat bardhë e zi për të zbuluar, demaskuar, dhe të ndajë historinë e patreguar si dhe imazhet e njerëzve rreth botës. Të gjitha ekspozitat dokumentohen, arkivohen dhe do të jenë të disponueshme në versionin “online” në webfaqen: http://www.insideoutproject.net/
Projekti “Inside Out” është krijimtari e artistit të rrugës francez JR, fitues i çmimit “TED Prize 2011”.

Rreth “TED Prize”
Çmimi TED (“TED Prize”) është dhuruar për herë të parë në vitin 2005, dhe ka lindur nga Konferenca TED me vizionin për ta
ndryshuar botën nga liderët botëror të inovacionit, ndërmarrësisë.
Shpërblimi prej 100.000 $, dhurohet nga një grup i ekspertëve dhe talentëve të Komunitetit TED, dhe udhëheqësia e ekpiti TED Prize, udhëhequr nga Amy Novogratz. Për më shumë informata mbi TED Prize, vizitone webfaqen: http://www.tedprize.org/.