LAJMI I FUNDIT:

Pjesëmarrësit e trajnimit të CNC pranojnë oferta pune

Pjesëmarrësit e trajnimit të CNC pranojnë oferta pune

Klasat dhe trajnimet e Hapësirës BONEVET për moshat mbi 18 vjeç kanë si qëllim kryesor mësimin e aftësive që ju mundëson pjesëmarrësve të gjejnë punë apo edhe të hapin bizneset e tyre përmes mësimit praktik.

Gjatë muajve të pare të vitit 2016 hapësira e Mekanikës në BONEVET pasi u pajis me shumë makineri për përpunim druri dhe metali, u bë edhe me një CNC nga Tormach. Pas verifikimit të nevojës së tregut Kosovar dhe atij në rajon në përgjithësi për specialist të CNC dhe kërkesës për punësim të këtyre profileve, BONEVET nisi trajnimin në këtë lëmi.


Në bashkëpunim me Ernest Culaj, një ekspert me shumë vite përvojë pune dhe mentor i kësaj klase, u zhvillua një program intenziv 7 javor, që nis nga zero deri në zhvillimin praktik të pjesëmarrësve në trajnim. Për këtë program kemi bashkëpunim me Shoqatën e Përpunuesve të Drurit në Kosovë dhe organizata tjera vendore dhe ndërkombëtare.

Javën e kaluar, një grup tjetër prej 8 pjesëmarrësve përfundoj trajnimin duke përdor makinerinë CNC, duke u bërë grupi i 6-të me rend që e përfundon me sukses, duke u pajisur me certifikate valide, pas përfundimit të projektit tyre final.

Ky grup ishte në vizitë studimore pranë kompanisë vendore për përpunim druri – Elnor, dhe çfarë ishte më e veçanta nga kjo vizitë ishte oferta e menjëhershme për punë nga pronari i kësaj kompanie, z. Sheqer Ukaj, me kushte shumë të mira pune, sidomos duke u krahasuar me standardin në Kosovë.

“Është vërtetë inspiruese ajo çfarë pamë sot në Elnor, dhe është e mrekullueshme mundësia që përmes një trajnimi 7 javor intenziv në BONEVET, të kemi menjëherë mundësinë të punojmë në shumë kompani vendore, me pagesa që fillojnë nga 500 Euro”, thonë bashkërisht Arvaniti dhe Dritoni, pjesëmarrës të këtij trajnimi me CNC.

Ofertat për punë nuk janë një gjë e re për ata që përfundojnë trajnimit e CNC Mekanikës në BONEVET, duke qenë i orientuar të trajnojë profesionalistë që janë gati për treg të punës. Duke marrë parasysh edhe mungesën e profilit të tillë në Kosovë, punësimi apo krijimi i një mundësie për biznes në këtë fushë bëhet edhe më e konvenushme. Kërkesë kjo që dita ditës po rritet.

Për më shumë informata në lidhje me ketë klasë, klikoni KËTU, apo edhe të kontaktoni përmes numrit të telefonit 049 187 800 dhe emailit info@bonevet.org.