Pizhamet nga leshi merino mbajnë temperaturë ideale për gjumë, gjë ka rëndësi vitale për kënaqje në gjumë

Leshi shumë më mirë rregullon temperaturën e trupit dhe na mbajnë në “zonën e rehatisë termike”.

Leshi merino ndikon pozitivisht në gjumë ka treguar hulumtimi i bërë në Australi, transmeton Telegrafi.

Në të vërtetë, fjetja gjumë në pizhame nga leshi merino mund të zgjasë për 15 minuta në krahasim me pizhamet e pambukta.

Pa marrë parasysh stinën e vitit, janë zgjedhje ideale për gjumë gjatë gjithë vitit, sepse struktura e leshit do të mundësojë që të freskoheni kur është vapë dhe t’ju ngrohë kur është ftohtë.

Leshi Merino krijon xhepa izolues të ajrit që bllokojnë më shumë ajër se çdo fibër tjetër dhe kështu ndërtojnë mbrojtje nga të ftohtit.

Një mbrojtje e tillë natyrale e mban nxehtësinë kur temperatura bie nën – 10 gradë, ndërsa nëse është e ngrohtë ajo e mban të ftohtin edhe nëse temperatura kalon 30 gradë.

Leshi merino është një termostat natyral. /Telegrafi/