Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka folur pas humbjes nga Bayern Munich në “Camp Nou” me rezultat 3-0.

Pas ndeshjes, Pique tha se Bayern ishin superior, derisa beson se ky vit do jetë i vështirë.

“Është çfarë është. Tani jemi, kush jemi. Do vazhdojmë të garojmë deri në fund, edhe pse do jetë një vit i vështirë”.

“Ndeshja na mësoi se Bayern ishte superior, por lojtarë shumë të rinj kanë ardhur që do jenë e ardhmja”, ka thënë Pique.

Barcelona përveç se me Bayern Munich, është në grup edhe me Benfican dhe Dinamo Kievin. /Telegrafi/