Site icon Telegrafi

Pioli: Do të jetë garë e madhe për titull, pres ende afrime gjatë afatit kalimtar

Milani do të luaj derbin e xhiros së dytë në Itali, ku të dielën përballet me Atalantën në udhëtim.

Rossonerët e nisën mirë sezonin e ri duke marrë një fitore 4-2 ndaj Udineses në San Siro, derisa në ndeshjen e dytë përballen me Atalantën.

Edhe skuadra nga Bergamo e nisi me fitore, pasi mposhti 0-2 Sampdorian.

Trajneri i kampionëve në fuqi, Stefano Pioli ka thënë se Milani i tij është më i fortë se vitin e kaluar, derisa ka lënë të hapur për të marrë edhe ndonjë futbollistë tjetër gjatë afatit kalimtar të verës.

“Jemi më të fortë se vitin e kaluar, por ekziston dëshira për të shfrytëzuar ndonjë mundësi që na jepet në afatin kalimtar veror”.

“Do të jetë një sezon shumë i ekuilibruar mes shtatë ose tetë skuadrave që do të luftojnë për titullin kampion”, tha fillimisht Pioli.

Tutje tekniku italian ka folur edhe për përballjen me Atalantën, ku do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për kampionin në fuqi të Italisë.

Lexo po ashtu Chelsea mendon huazimin e Chalobah, tre gjigantët italianë e duan mbrojtësin e ri anglez

“Është një provë e rëndësishme për të kuptuar se ku jemi. Gasperini ka rikuperuar Zapatën, që është në gjendje shumë të mirë. Është një përballje direkte, një ndeshje që duhet përballuar në mënyrën më të mirë”.

“Duhet organizim, vendosshmëri, fizik dhe cilësi, që të fitojmë ndeshjen”.

“Sezoni i kaluar na solli eksperiencë dhe entuziazëm. Jemi vetëm në ndeshjen e dytë të kampionatit dhe më pas do të nisë radha e ndeshjeve të vështira”.

“E kemi përgatitur mirë këtë sfidë, sepse Atalanta është një skuadër e fortë. De Ketelaere është një lojtar inteligjent dhe i dobishëm, por për momentin e shoh në mesfushë”, tha Pioli. /Telegrafi/

Exit mobile version