Sot do të zhvillohen ndeshjet në Ligen A dhe B të Juniorëve, ndërsa të dielën ndeshjet në Superligë (M) dhe në Ligen e parë (M).
Federata shpreh bindjen se do të ketë shumë ndeshje interesante.
Në ligën A të juniorëve, në xhiron e 6, ndeshja derbi konsiderohet ajo ndërmjet Shkolla (J) dhe Prizreni (J), ndërsa Ligën B ndeshja derbi pritet të jetë ajo ndërmjet Hasan Prishtina 1 (J). dhe Priping (J), e në xhiron e shtatë ndeshja Hasan Prishtina 1 (J) dhe Theranda 1 (J).
Të dielën në kalendar janë ndeshjet e Superligës dhe të Ligës së parë për meshkuj. Në Superligë ndeshja derbi e xhiros së 8 konsiderohet ndeshja “Ahmet Hoxha” dhe “Shkolla”, ndërsa në xhiron e 9 derbi konsiderohet ndeshja ndërmjet “Elting Kosova” dhe “Dodona”
Në ligën e parë të meshkujve në xhiron e 8 derbi konsiderohet ndeshja “Vllaznimi” dhe “Prizreni”, ndërsa në xhiron e 9 derbi konsiderohet ndeshja ndërmjet dy të parëve “Prizrenit” dhe “Sharrit”.
Ndeshet e sotme dhe të nesërme fillojnë në orën 10:00.