LAJMI I FUNDIT:

Pilula e domates zvogëlon rrezikun e sulmit në tru dhe në zemër

Pilula e domates zvogëlon rrezikun e sulmit në tru dhe në zemër

Pilula e quajtur "Ateronon" përmban kemikalin e njohur si likopen, për të cilin është vërtetuar se tërheq arteriet, si dhe paraqet një ndër përbërësit më të shëndetshëm të domates.

Hulumtimet më të detajuara kanë treguar se ky ilaç natyral ul shtypjen e gjakut, si dhe përmirëson qarkullimin. Hulumtuesit besojnë se pilula mund të zvogëlojë pasojat e sëmundjeve të zemrës, rrezikun nga infarkti dhe sulmi në tru, si dhe prekja me kancer. Likopeni është i modifikuar në atë mënyrë që gjaku më lehtë e absorbon sesa që do të ishte rasti gjatë marrjes së likopenit natyral nga domatja.

"Mendojmë se këto janë rezultate të mira dhe shumë domethënëse, por duhet të bëhen hulumtime shtesë për t’i vërtetuar nëse ndikojnë në zvogëlimin e sulmit në tru dhe atyre të zemrës", tha Ian Wilkinson, drejtor i universitetit Cambridge.

Rezultatet e hulumtimit dymujor kanë treguar se pilula kishte ndikuar në punë më të mirë të qelizave të gjakut. Qelizat ishin bërë më të ndjeshme ndaj monoksidit të azotit, gaz ky i cili tek njerëzit e shëndoshë zgjeron enët e gjakut dhe forcon qarkullimin e gjakut gjatë ushtrimeve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori