Phenjani kërcënon SHBA-në me sulm bërthamor

“Pasi Shtetet e Bashkuara janë gati të ndezin luftën bërthamore, ne do të shfrytëzojmë të drejtën tonë për sulm parandalues bërthamor kundër selisë së agresorit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme verikoreane.
Ajo vjen pas kërcënimeve të Phenjanit se do të shfuqizojë armëpushimin 60-vjeçar, i cili i ka dhënë fund luftës në Kore.
Siç raporton “Evropa e Lirë”, ekspertët thonë se Phenjani nuk ka kapacitet për sulm bërthamor në SHBA.
Sot, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të votojë për rezolutën, e cila vendos sanksione më të ashpra kundër Phenjanit, për shkak të provës së fundit bërthamore që ka realizuar. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/03/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































