Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës ka njoftuar se janë pezulluar operacionet e kërkimit për turistin lituanez, i cili ka humbur në Shqipëri në muajin shtator.
Në njoftim thuhet se më datën 13.10.2024 ShKShMK, pas një thirrje tjetër nga autoritet Shqiptare ka vazhduar me kërkimin e turistit lituanez, të zhdukur me datën 05.09.2024.
“Operacioni është zhvilluar në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Policia e Shtetit. Operacioni është zhvilluar në 3 drejtime operacionale,1 nga ajri me dron dhe 2 të tjera nga toka duke e zgjëruar perimetrin e kërkimit dhe duke krehur terrenin e dyshuar sipas informacionit dhe ekspertizës së bërë nga ekspertët e telekomunikacionit nga ShKShMK dhe autoritetet përgjegjëse në Shqipëri. Fatkeqësisht gjatë kërkimit edhe këtë herë nuk është hasur në asnjë gjurmë”.
Në njoftim thuhet se operacioni pezullohet deri në mbledhjen e informatave të reja nga autoritet përgjegjëse. /Telegrafi/