LAJMI I FUNDIT:

“Pew Research Center”: Numri i myslimanёve nё Evropё do tё rritet

“Pew Research Center”: Numri i myslimanёve nё Evropё do tё rritet

Sipas njё studimi tё institutit tё Uashingtonit “Pew Research Center” numri i myslimanёve nё Evropё do tё rritet. Megjithatё kjo nuk ёshtё arsye pёr tё ndjellë fantazmёn e islamizimit tё Perёndimit, mendon analisti Loay Mudoonhl.

“Numri i myslimanёve nё Evropё do tё rritet dukshёm” dhe “Evropa do tё bёhet mё myslimane”. Kёshtu ose nё mёnyrё tё ngjashme formulohen kryetitujt nё shumicёn e medieve nё Gjermani, qё kanё raportuar mbi rezultatet e hulumtimit tё institutit studimor nё SHBA “Pew Research Center”, shkruan për DW analisti Loay Mudoonhl.


Njё katastrofё e pashmangshme?

Tituj tё tillё tingёllojnё, sikur ne do tё na duhej qё pёr arsye tё ndonjё zhvillimi tё mundshёm demografik tё pёrgatiteshim si para njё katastrofe natyrore tё pashmangshme, e cila mund t’i lёkundte themelet e shoqёrive europiane. Sidoqoftё njoftime tё tilla mund t‘u kenё ngjallur shumё qytetarёve tё thjeshtё tё paktёn siklet, veҁanёrisht nёse mediet e kanё lёnё pasdore, qё kёto rezutate jorealiste tё studimit t’i shpjegojnё nё mёnyrё kritike.

E sikurse edhe pritej populistёt e djathtё dhe islamofobёt e tё gjitha ngjyrave, qё prej vitesh anё e mbanё paralajmёrojnё pa u lodhur pёr rrezikun e islamizimit dhe krjimit tё njё “Eurabia” nё Gjermani dhe nё Perёndim, shohin tani tё jenё konfirmuar nga studiues tё njohur tё SHBA-sё pёrfytyrimet mё tё kёqia tё tyre.

Por duke analizuar mё saktё menjёherё tё bёhet e qartё se rezultatet e studimit nuk janё patjetёr tё pёrshtatshme pёr tё formuluar parashikime bindёse mbi zhvillimin faktik tё popullsisё nё vendet perёndimore. Kjo pёr faktin se studimi niset duke u bazuar nё kushtet mё ekstreme. Kёtё e vёshtirёson edhe mё shumё fakti, se deklarata tё vlefshme mbi lёvizjet globale tё migracionit nё dekadat e fundit janё dёshmuar si me shumё mangёsi.

Liria e besimit ёshtё njё e drejtё themelore

Kush argumenton me kolona shifrash, pa dashur shket nё logjikёn e radikalёve paranojakë dhe tё profetёve tё fundit tё botёs. Kёta nuk janё sinqerisht tё interesuar pёr integrimin e migrantёve nё bashkёsitё e demokratёve. Ndaj ёshtё shumё mё e rёndёsishme tё shtrohet ҁёshtja parimore, se si demokracitё e shtetit ligjor pajtohen me faktin, qё numri i myslimanёve nё Europё do tё rritet nё tё ardhmen.

Nё kёtё kontekst duhet theksuar se ёshtё ҁёshtje private fakti se nё ҁfarё besojnё ose nuk besojnё qytetaret dhe qytetarёt nё shtetin ligjor pluralist demokratik. E drejta themelore e besimit fetar ka njё vlerё tё madhe nё kushtetutёn tonё tё lirё demokratike. Aq mё tepёr shteti me botёkuptim neutral e ka detyrim tё mbrojё lirinё e besimit  – e kjo madje edhe nёse botёkuptimi fetar bie nё kundёrshtim me normat shoqёrore tё shumicёs sё shoqёrisё. Por kjo nuk do tё thotё qё tё gjitha ҁfarё kёrkon njё fe tё jetё ligj dhe tё realizohetn nё shtetin demokratik.

Myslimanёt nuk janё “automatё tё Kuranit”

Studimi aktual i “Pew Research Center” padyshim sugjeron qё shoqёritё europiane nё tё ardhmen duhet tё pёrgatiten pёr njё prani mё tё madhe tё myslimanёve nё hapёsirёn e tyre publike. Po ashtu duhet tё pёrgatiten edhe qё qytetarёt myslimanё tё Europёs do tё insistojnё qё ta jetojnё tё lirё dhe hapur besimin e tyre, ashtu siҁ e praktikonё ҁdo ditё edhe tё gjithё anëtarёt e feve tё tjera, e nё radhё tё parё të krishterёt.

Ky konstatim i studimit nuk ёshtё arsye pёr tё ndjellë fantazmёn e “islamizimit tё Perёndimit”. Sepse “Islami” nuk ekziston si njё njёsi statike e pandryshueshme. Ky ёshtё njё trill si i salafistёve, ashtu edhe i lёvizjeve islamofobe. As myslimanёt nuk janё njё bllok monolit nё asnjё vend tё botёs. Nuk ёshtё vetёm feja qё pёrcakton sjelljen. E formuluar mё mprehtё: ata nuk janё “automatё tё Kuranit”. Nё secilin vend me karakter islamik faktikisht propagandohet dhe praktikohet njё variant i ndryshёm i fesë islame.

Edhe myslimanёt po bёhen laikё

Pikёrisht edhe pёr kёtё arsye janё tё destinuara tё dёshtojnё pёrpjekjet e forcave radikale tё djathta, qё e paraqesin “Islamin e prapamebtur dhe tё afёrt me dhunёn” si modelin e kundёrt tё Perёndimit tё iluminuar dhe tё civilizuar. Ky dualizёm naiv nuk u pёrshtatet realiteteve komplekse. Qysh tani mbi 80 % e qytetarёve myslimanё  nё Evropё janё laikё nё kuptimin e mirёfilltё tё fjalёs. Shifra tё reja vёrtetojnë, se gjithnjё e mё pak myslimanё nё Europё e jetojnё nё mёnyrё aktive fenë e tyre; njё tёrheqje nё heshtje nga besimi po duket gjithnjё e mё shumё, pёrkundёr tё gjitha fantazive pёr sundim tё botёs nga islamistёt radikalё.

Nuk ёshtё aq i rёndёsishёm numri i myslimanёve nё Evropё.  Shumё mё e rёndёsishme ёshtё qё ne tё reflektojmё pёr kuptimin e qytetarisё nё demokraci. Kjo do tё thotё, tё krijojmё mundёsi tё reja pёr njё pjesёmarrje tё vёrtetё tё qytetareve dhe qytetarёve nё shoqёritё e migracionit nё Evropё dhe njёkohёsisht tё mbrojmё arritjet e demokracive tё lirisё, përfundon teksti i analistit Loay Mudoonhl për Deutsche Welle.

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori