Pas takimit që pati me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Sllobodan Petrovic, zoti Haxhinasto tha se "askush nuk duhet të jetë i obsesionuar nga cështet e territorit, por duhet të jetë i obsesionuar nga cilësia e jetës së qytetarëve". "Tezat për ndarjen e Kosovës, janë të dështuara dhe arkaike", tha ministri I jashtëm shqiptar.

“Ndarja apo shkëmbimi i territoreve në Kosovë, për ne ndahet në sukses dhe mossukses. Ne duam të jemi pjesë e BE-së. Duam të punojnë në këtë drejtim. Asnjë nga këto ide nuk e ka marrë mbështetjen e Brukselit apo Washingtonit, e për pasojë jemi kundër", tha zoti Petrovic.


Shefi i diplomacisë shqiptare nënvizoi se Kosova duhet të hartojë dy axhenda, atë të liberalizimit të vizave dhe hapjen e proesit të stabilizim - asociimit me Bashkimin Europian.

Ndërsa zëvendëskryeministri i Kosovës, që përfaqëson minoritetin serb, falenderoi për mbështetjen e Shqipërisë për ecjen para të Kosovës. "Le t’ia lëmë historisë të kaluarën, të punojmë për të ardhmen e qytetarëve tanë", tha zoti Petrovic./Telegrafi/