LAJMI I FUNDIT:

Petrovic: Kosova ofron fondin për veriun

Petrovic: Kosova ofron fondin për veriun

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Slobodan Petrovic thotë se Qeveria e Kosovës do të ofrojë formimin fondit për veriun e Kosovës në të cilin do të merrnin pjesë institucionet e Kosovës, bashkësia ndërkombëtare dhe Serbia, transmeton gazeta “Politika” e Beogradit.

Petrovic ka thënë se në rundin e ri të dialogut Prishtinë-Beograd tema do të jenë procesi i mëtejmë i decentralizimit në veri, formimi i komunës së re të Mitrovicës veriore, përkatësisht krijimi i kushteve zgjedhje demokratike e të drejta në tërë rajonin Kosovës, transmeton “Koha”.

Lidhur me lapidarin e UÇPMB – së në Preshevë, Petrovic ka thënë “Do të isha shumë i lumtur po të gjendej mënyra për dialog, sikur Qeverisa e Serbisë dhe përfaqësues të komunave në Luginë merren vesh për një zgjidhje të pranueshme për dy palët. Ne dje në Qeverinë e Kosovë kemi dënuar përdhosjen e varrezave ortodokse në Fushë – Kosovë dhe kemi marrë vendim të ndajmë mjete për sanimin e dëmeve”.


Ai ka thënë se situata e bashkësisë serbe që jeton në jug të Ibrit është shumë e vështirë dhe gjatë viteve të fundit ka pasur shumë sfida shumë të mëdha se sa te pjesa që jeton në veri.

“Si parti, që nga fillimi i kemi dhënë rëndësi dialogut që ka filluar vjet. Dhe jo vetëm që e kemi përkrahur, por kemi dhënë edhe kontribut dialogut. Takimi i dy kryeministrave në Bruksel në një mënyrë është verifikim në të cilin bazohet partia jonë SLS”, ka thënë Petrovic, i cili nuk ka dashur të komentojë paralajmërimet e disa medieve se së shpejti do të takohet me kryeministrin e Serbisë, Ivica Dacic dhe me zëvendëskryeministrin, Aleksandër Vuco. /Telegrafi/