Pëson djegie të shkallës së parë, pasi gruaja i hedh ujë të valë (Video)

Burri 65-vjeçar ka treguar fatkeqësinë e tij, në mënyrë që të inkurajojë meshkujt tjerë që kanë probleme në çift.
Ai ishte takuar me Teresan para shtatë vitesh, vetëm pak kohë pasi i kishte vdekur gruaja me të cilën jetonte prej 30 vitesh.
Në kohën e përvjetorit të saj, Gregory u kundërshtua nga gruaja e tij që të shkonte tek varri i ish-gruas që ta përkujtonte atë.
Në mosmarrëveshje e sipër, ai vendosi të ndahej me 60-vjeçaren, por kjo e fundit nuk e pranoi mirë paktin, transmeton Telegrafi.
I ulur në divan të shtëpisë së tij në Peterborougt të Londrës, ai mendonte se ajo kishte shkuar për të përgatitur çaj, por ajo u kthye me ibrikun e nxehtë.
“Ishte e padurueshme, dhembje parceluese”, ka thënë Gregory për BBC, duke shtuar se “nuk kam menduar që ekziston një dhimbje e tillë”.
Atij i është dashur edhe një tjetër trajtim mjekësor në spital, disa javë para këtij incidenti, pasi kur ishte duke fjetur ajo i kishte hedhur një gotë me ujë të valë.
Mbi Gilbertsonin rëndon akuza për “shkaktim të qëllimshëm të lëndimit të rëndë”, kurse dënimi saj do të jepet me 24 mars. /Telegrafi/





















































