Peshkopi katolik “gjunjëzohet” përpara biondinës (Video)

Në incizimin e bërë që po qarkullon në YouTube, dhe që është emituar nga shumë media botërore, shihet peshkopi 59-vjeçare që së bashku me biondinën shijojnë diellin, notin dhe përqafimet me pasion.
Një zyrtarë i kishës ku shërben Bargallo, tha se femra në foto është një mike e tij prej fëmijërie, dhe se ai është ende “besnik ndaj Zotit”.
Bargallo edhe vitin e kaluar është fotografuar nga “paparacit”, ku shihej qartë pasioni i tij ndaj gjinisë së kundërt. Fillimisht kishte deklaruar se ai nuk ishte në fotot e publikuara, por u detyrua më vonë të pranojë të vërtetën, sepse Vatikani nisi një hetim të plotë.
Asokohe ai kishte deklaruar se “sjellja e tij ishte e rrezikshme” dhe se “pamjet në fakt lënë mundësinë për interpretime të ndryshme”. Por sipas medieve latino-amerikane, incizimet e fundit janë dëshmi e mjaftueshme për dëbimin e tij nga pozita e peshkopit. /Telegrafi/



















































