Shkencëtarët pothuaj çdo ditë vijnë deri te zbulimet që ndryshojnë mënyrën tonë të jetës, por ndonjëherë arrijnë edhe tek zbulimet kaq të pazakonshme apo të papritura, sa që nuk dinë se çfarë mund të bëjnë me to. Në vazhdim mund të njiheni me pesë zbulimet më të mistershme, të përzgjedhura nga portali Gizmodo.
1. Karakteristikat marramendëse të materialit
Në janar, hulumtuesit në MIT (Massachusetts Institute of Technology), kanë ardhur te një zbulim i ri në karakteristikat e materies. Duke luajtur kot me një përbërje shumë të ftohur të uranit, URu2Si2, ata panë se si ajo thyen atë që quhet simetri e dyfishtë kohë-kthimit. Simetria normale e kohë-kthimit thotë se lëvizja e grimcave duket e njëjtë kur shkon para dhe pas në kohë, pos te magneti, sepse nëse e “ktheni” kohën, fusha magnetike që prodhon ndryshon drejtimin. Pra, duhet ta ktheni dy herë kohën për ta kthyer në gjendjen origjinale.
Ky material i ri prishë simetrinë e dyfishtë kohë-kthimit. Kjo do të thotë që ju duhet të përmbysni katër herë kohën për ta kthyer në gjendjen e tij origjinale. Kjo është diçka që shkencëtarët e kanë quajtur rend heshtak.
Nëse u lodhët ta kuptoni këtë, ky është një reagim normal. Sepse, edhe shkencëtarët që e zbuluan këtë fenomen nuk po mund ta shpjegojnë me një shembull të mirë fizik se çka është kjo, si punon dhe çka nënkupton.
2. Universi peshon më pak se që kemi menduar
Kur shkencëtarët më të mirë të botës vendosën të bashkohen në vitet 1970 dhe të matin masën e universit, ata ia caktuan vetes një sfidë goxha të madhe. Aplikimi i njohurive të tyre të gravitetit dhe dinamikës së galaktikave, sillte te një përgjigje: një përgjigje që fatkeqësisht parashihte që universi jonë po shpërbëhet. Ne e dimë se materia e universit sillet rreth një pike qendrore – ashtu siç kemi vrojtuar – kështu që lëvizja e saj krijon forcë të mjaftueshme centripetale që ta bëjë këtë.
Por, llogaritjet sugjeronin se nuk ka masë të mjaftueshme që galaktikat të prodhojnë forcat e nevojshme për të lëvizur ashtu siç kemi vrojtuar. Kështu që fizikanët gërvishtem kokën e tyre, u shqetësuan pak, dhe me krenari deklaruan se duhet të ketë më shumë gjëra atje se që ne mund të shohim.
Kjo është teoria të cilën tash secili i referohet si Materia e Zezë. Problemi është se gjatë 40 viteve askush nuk e ka vërtetuar se a ekziston a jo, pra se gjërat mbesin si dikur gjatë llogaritjeve fillestare.
3. Efekti Placebo
Jepja të sëmurit një pilulë koti, që mendon se e shëron, dhe shpesh shëndeti i tij do të përmirësojë në mënyrë të ngjashme ose më mirë se dikush që merr ilaçet e duhura. Me fjalë të tjera, asgjëja mund ta përmirësojë shëndetin tuaj. Në teori, kjo mund të jetë një teknikë e fuqishme trajtimi.
Por, eksperimentet kanë treguar se nëse placebo gërshetohet për shembull me ilaçet që bllokojnë efektin e morfinës, efekti zhduket. Derisa kjo dëshmon se efekti placebo është disi biokimik – dhe jo vetëm një efekt psikologjik – ne praktikisht nuk dimë asgjë tjetër në lidhje me fuqinë e placebos.
Është e vërtetë, e sigurt. Kjo mund të ndihmojë njerëzit të bëjnë më mirë. Por, në qoftë se duam ta kuptojmë, duhet të zbulojmë se si mendja ndikon në biokiminë e trupit. E këtë momentalisht askush nuk po e di.
4. Nën temperaturën zero absolute
Është thënë nga shkencëtarët se është e pamundur të arrihet temperatura poshtë zeros absolute. Thuhet se ma ftohtë se kaq nuk ka. Gjatë vitit të kaluar, një ekip i shkencëtarëve nga Instituti gjerman Max-Planck, e rrëzuan këtë bindje: ata i ngrinë atomet e gazit nën minus 273,15 gradë celsius.
Është logjika kureshtare që i shtyri shkencëtarët gjermanë të ngrijnë shumë atome në vakum, për herë të parë nën zeron absolute. Por, nuk ia dolën të kuptojnë se çka mund të bëjnë me ato grimca të ngrira.
5. Fuzioni i ftohtë
Në vitin 1989, dy shkencëtarë, Fleischmann dhe Pons, njoftuan se arritën të shënojnë fuzionin nuklear në temperaturën e dhomës. Zbulimi u shpall menjëherë si revolucionar, por doli një problem: askush nuk ka arritur të përsërisë eksperimentin e tyre.
Megjithatë, ata i shtynë shumë të tjerë të merren me fuzionin e ftohtë nuklear. Doli se është i mundshëm, por në aspektin teorik. Domethënë, që të dy atomet bashkohen, duhet të afrohen aq sa të mund të “fitojnë” refuzimin elektrik që shkaktohet për shkak të elektronit që sillet rreth bërthamës së atomit. Kjo është arritur me temperatura shumë të larta, por fizika kuantike thotë se pasi ajo është një fushë elektrike rreth atomit, ekziston mundësia e bashkimit të bërthamave të atomeve pa temperaturave të larta. E këtu qëndron problemi: fizika kuantike thotë se ajo do të duhej të ishte e mundur, por askush fuzionin e ftohtë nuk po mundet ta shndërrojë në realitet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kryeministri spanjoll pezullon angazhimet publike pasi një gjykatë nisi hetimet për gruan e tij
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë
I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit
Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin
Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert