LAJMI I FUNDIT:

Pesë të infektuarit në Fushë Kosovë janë dy bashkëshortë dhe tre fëmijët e tyre

Pesë të infektuarit në Fushë Kosovë janë dy bashkëshortë dhe tre fëmijët e tyre

Pesë raste të reja me coronavirus janë paraqitur sonte në Komunën e Fushë Kosovës.

Zëdhënësi i kësaj komune Ali Topalli thotë për RTV Dukagjinin se të pesë personat e infektuar janë nga e njëjta familje dhe sipas tij në bazë të informacioneve të para ato janë raste kontakti.

“Për momentin është e pamundur të biem në kontakt me këtë familje, por kemi mësuar se datëlindja e çiftit është rreth vitit 1980 dhe tre fëmijëve të tyre”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Topalli thotë se kjo familje kanë miqësi me një familje në Vushtrri nga ku edhe dyshohet se kanë marrë infeksionit.

Zëdhënësi i Fushë Kosovës thotë se para këtij rasti në këtë komunë kanë pasur vetëm tetë raste dhe që të gjithë ishin shëruar./Telegrafi/