LAJMI I FUNDIT:

Pesë raste të reja me COVID-19 në Malishevë, njëri nga të konfirmuarit kishte vdekur dy ditë më parë

Pesë raste të reja me COVID-19 në Malishevë, njëri nga të konfirmuarit kishte vdekur dy ditë më parë

Pesë raste të reja me COVID-19, janë konfirmuar sot në komunën e Malishevës.

Sipas një njoftimi nga kjo komunë, njëri nga të infektuarit ka ndërruar jetë dy ditë më parë dhe i njëjti është varrosur.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, në komunikim zyrtar me Komunën e Malishevës, i ka raportuar pesë persona të prekur me COVID-19, por njëri prej tyre dy ditë më parë ka vdekur dhe është varrosur. Në raportin e sotëm konfirmohet një person i shëruar nga Malisheva. Numri i rasteve aktive shkon në 44 raste, ndërsa i të shëruarve në 89”, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës.

Më tej në njoftim thuhet se rastet e të prekurve me COVID-19 nga Komuna e Malishevës, vijnë sipas këtyre vendbanimeve: 1 rast në Bellanicë, 1 rast Carrallukë, 1 rast Panorc dhe 1 rast në Astrazup.

Gjendja me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: nga 142 të prekur, 89 persona janë shëruar, 44 janë raste aktive dhe 9 persona kanë vdekur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori