LAJMI I FUNDIT:

​Pesë punëtorë të KEK-ut me COVID-19

​Pesë punëtorë të KEK-ut me COVID-19

Pas testeve të bëra për COVID-19 kanë rezultuar pozitivë edhe pesë punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë KEK-u, sipas së cilës tash do të fillojë gjurmimi i kontakteve dhe do të dërgohen menjëherë për testime.


“Të gjithë punëtorët që kanë pasur kontakte me personat e infektuar duhet që paraprakisht të vetë izolohen duke shmangur kontaktet me familjarët dhe kolegët. Në ndërkohë kërkojmë nga të gjithë punëtorët që të vazhdojnë të mbajnë higjienën dhe distancën sociale”, thuhet në njoftim.

Menaxhmenti iu bën thirrje të gjithë punëtorëve të KEK-ut, që të vazhdojnë të respektojnë rekomandimet e lëshuara nga IKSHPK-ja, duke pasur në konsideratë se rreziku nga COVID-19 ende nuk ka kaluar dhe çdo mos kujdes paraqet rrezik për të gjithë punonjësit e korporatës në tërësi.

“Me rëndësi të veçantë të gjitha grumbullimet janë të ndaluara për shkaqe të evitimit të pandemisë. Menaxherët dhe mbikëqyrësit kanë obligimin e përkujdesjes për punëtorët përkatës dhe zbatimin e masave të nevojshme konform rekomandimeve të IKSHPK-së”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/