LAJMI I FUNDIT:

Pesë problemet e penisit që paraqiten gjatë viteve!

Pesë problemet e penisit që paraqiten gjatë viteve!

Ju do të dëshironit që të paktën disa zona të trupit tuaj të mos iu plaken. Megjithatë, ju nuk do të zgjoheni një ditë në mëngjes dhe të kuptoni se keni ndryshuar. Është një proces gradual, por kryesisht fillon rreth moshës 40 vjeçe, kur ndryshimet bëhen të dukshme, vlerëson Madeleine Castellanos, autore e "Problemet e penisit: Një udhëzues për meshkujt”.


Pra, çfarë nënkupton kur një penis ka pamje të ndryshme?

Reklama

Ngjyra

Arteroskleroza, një problem i përbashkët i plakjes, e kufizon rrjedhjen e gjakut, duke prekur zemrën, trurin dhe penisin.

“Me më pak gjak në zonë, penisi ‘shfaqet’ me një ngjyrë më të lehtë”, thotë Dr Castellanos, i cili është gjithashtu një terapeutist seksi në Nju Jork, transmeton Telegrafi.

Kjo, sipas tij, nuk është asgjë për t’u shqetësuar për sa kohë që ju keni kontrolle të rregullta dhe të cilat tregojnë se çdo gjë tjetër është në gjendje funksionale.

Gjithashtu, ashtu si lëkura që kudo tregon efektet e plakjes, kështu bën edhe lëkura e penisit. Kjo mund të duket me më shumë “lara-lara”.

Madhësia

Subjekt i ndjeshëm. E vërteta është se penisi do të tkurret pak me kalimin e kohës, si rezultat i rrjedhës së zvogëluar të gjakut dhe testosteroneve.

"Deri në kohën që një mashkull është në të gjashtëdhjetat dhe shtatëdhjetat e tij, ai mund të humb një centimetër deri në një centimetër e gjysmë gjatësi", shpjegon Dr. Castellanos.

Ai shton se në qoftë se një mashkull ka bark të madh, penisi do të shfaqet më i vogël – në të vërtetë vetëm duket të jetë më i vogël, transmeton Telegrafi.

"Penisi fillon brenda trupit. Nëse keni bark me yndyrë, ai vjen poshtë dhe shtrihet mbi bazën e penisit. Barku mbulon bazën e penisit, duke e bërë atë të duket më i shkurtër".

Por këtu është një sekret i madh, shton ai: Shumica e femrave me të vërtetë nuk brengosen për madhësinë. Në fakt, për to, një i tillë i madh mund të jetë mjaft dhimbje shkaktues.

"Ajo çka është me rëndësi është se çfarë mashkulli mund të bëjë me të dhe pjesët e tjera të trupit", thotë Lou Paget, një edukator i certifikuar seksi.

Ndjeshmëria

Testosteronet ndihmojnë mbështetjen e indit nervor. Kur nivelet e tyre të fillojnë të bien, do të ketë një rënie edhe në ndjeshmëri, duke e bërë atë më të vështirë për të arritur orgazmë. Dhe kjo do të ndikojë edhe në ereksion.

Dobësimi i funksioneve urinare

Problemet urinare, siç mund të jenë ato për të mos qenë në gjendje për të derdhur urinën ose edhe për të mbajtur, kanë të bëjnë kryesisht me shëndetin e prostatës.

Kjo dukuri prek rreth 20 për qind të burrave në të katërdhjetat e tyre dhe 50 deri në 60 për qind të burrave në të gjashtëdhjetat e tyre. Mbi këtë moshë, janë të prekur 80 deri në 90 për qind e burrave.

Mos funksionimi i ereksionit

Kjo dukuri paraqitet tek rreth 5 për qind e meshkujve në të katërdhjetat e tyre dhe mbi 15 për qind tek ata rreth moshës 70 vjeçare.

Kjo mund të shkaktohet kryesisht nga shkaktarët biologjikë, siç janë sëmundjet e ndryshme, përdorimi i tabletave, mos kujdesi ndaj shëndetit; shkaktarët psikologjik si depresioni, stresi…; marrëdhëniet ndërmjet partnerëve, duke mos përjashtuar edhe faktorë të tjerë. /Telegrafi/


Në trend Fun

Më shumë
Ju keni sy të 'mprehtë' nëse mund të dalloni numrin 725 midis 'fushës' me numrat 775 në vetëm 7 sekonda

Ju keni sy të 'mprehtë' nëse mund të dalloni numrin 725 midis 'fushës' me numrat 775 në vetëm 7 sekonda

Interesante
Iluzion optik, në mesin e qindra “zeal” a mund ta gjeni fjalën “seal”?

Iluzion optik, në mesin e qindra “zeal” a mund ta gjeni fjalën “seal”?

Interesante
Seksi shpallet sport në Suedi, javën e ardhshme organizohet

Seksi shpallet sport në Suedi, javën e ardhshme organizohet "Kampionati Evropian i Seksit"

Interesante
Pamje “apokaliptike” për shkak të zjarrit në Kanada - Nju Jorku u bë qyteti i madh më i ndotur në botë dhe mori ngjyrë të portokalltë

Pamje “apokaliptike” për shkak të zjarrit në Kanada - Nju Jorku u bë qyteti i madh më i ndotur në botë dhe mori ngjyrë të portokalltë

Interesante
Një krijesë misterioze kapet nga kamera në ujërat e Karolinës së Jugut

Një krijesë misterioze kapet nga kamera në ujërat e Karolinës së Jugut

Interesante
Ndikuesit hoqën dorë nga adoptimi i një fëmije sepse nuk mund ta ekspozojnë në internet

Ndikuesit hoqën dorë nga adoptimi i një fëmije sepse nuk mund ta ekspozojnë në internet

Interesante
Kalo në kategori