Të paktën pesë qenë të tërbuar të racës pitbull kanë sulmuar një çift dhe fëmijët e tyre në qendër të qytetit Bolton në Angli, ku si pasojë është detyruar policia të intervenojë.
Dëshmitarët e kësaj ngjarje të pazakontë kanë bërë të ditur se policia kanë dalë në terren, duke i qëlluar për vdekje këto kafshë, transmeton Telegrafi.
Si pasojë e të shtënave me armë, janë vrarë dy qen dhe dy tjerë janë kapur, derisa një është plagosur rëndë.
Policia angleze ka konfirmuar se burri dhe gruaja të moshës 60-vjeç, kanë pësuar lëndime trupore nga kafshimet e qenve. /Telegrafi/