Site icon Telegrafi

Pesë persona pranojnë akuzën e shitjes së substancave narkotike

Prokuroria Publike e Maqedonisë njofton se pesë persona e kanë pranuar akuzën për „prodhim të paautorizuar dhe shitje të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ndaj personave R. M, A. A, Z. B, M, T, dhe M. A, rëndon akuza e bashkëpunimit me paralemdnim për kryerje të veprave penale, në periudhën nëntor, 2014 – korrik, 2015.

Padia u ngrit në janar të këtij viti. R. M akuzohet edhe për „përpunim të palejuar, mbajtje dhe tregti me armë dhe materiale shpërthyese“. Gjykata u shqiptoi dënime prej 3 deri 5 vjet./Telegrafi/

Exit mobile version