Pesë gra fituan garën për kryetare bashkie

Domethënëse në këto zgjedhjeve vendore, veç votimit për herë të parë sipas reformës së re territoriale, është edhe rritja e pjesëmarrjes së grave në këtë garë.
Sipas rezultateve të deritanishme do të kemi pesë gra, të cilat do të jenë në krye të pesë bashkive të vendit.
Gratë të cilat janë konfirmuar fituese janë:
Luljeta Dollani në Bashkinë e Gramshit, Florjana Koka në Bashkinë e Sarandë, Juliana Memaj në Bashkinë e Urës Vajgurore, Majlinda Bufi në Bashkinë e Roskovecit dhe Luiza Mandi në Bashkinë e Libohovës.
Ndërkohë numërimi vazhdon në 19 bashki të tjera. /shekulli/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































