Pesë burra janë arrestuar të martën në Prizren pasi dyshohen për veprën penale “Marrje me prostitucion”.
Policia njofton se të njëjtit janë intervistuar edhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt.
“MARRJE ME PROSTUTICION – Prizren. Raportohet se me datë 31.01.2023 janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të lartcekur”.
“Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/